Rreth QRA

Qendra e Rregjistrimit te Aksioneve eshte shoqeri aksionare qe ka si objekt te saj rregjistrimin e aksioneve te shoqerive aksionare.

QRA u krijua me vendim te Keshillit te Ministrave Nr.112, datë 19.2.1996, "Per krijimin e Shoqerise Anonime "Qendra e Regjistrimit te Aksioneve"".

QRA perveç mbajtjes së regjistrit të aksioneve kryen edhe funksione të tjera. Kështu, prane QRA ofrohen shërbime si llogaritja e dividentëve, konfirmimi i gjendjes së azhurnuar në çdo kohë të llogarisë së secilit aksionar, apo njoftimi i mbledhjes së përgjithshme të llogarisë së secilit aksionar.

UDHËZIM Nr. 309, datë 3.6.2014

PËR REGJISTRIMIN E TITUJVE NË SHOQËRINË “QENDRA E REGJISTRIMIT TË AKSIONEVE” SHA TIRANË 

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 119, pika 5, të ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008, "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", të pikës 4 të nenit 43 të ligjit nr. 9723, datë 13.5.2007, "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", të neneve 6 e 13 të ligjit nr. 9879, datë 21.2.2008, "Për Titujt",


UDHËZOJ:
1. Shoqëritë aksionare, të cilat rezultojnë të regjistruara në regjistrin tregtar, përpara regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), të ndryshimeve në lidhje me transferimin e aksioneve, kapitalin e regjistruar, numrin e aksioneve dhe/ose vlerën nominale të secilit aksion, kanë detyrimin e pasqyrimit të këtyre ndryshimeve në shoqërinë "Qendra e Regjistrimit të Aksioneve" sh.a. Tiranë.
2. Titull sipas formës juridike, janë ato të përcaktuara në nenin 3 të ligjit nr. 9879, datë 21.2.2008, "Për titujt". Detyrimi për regjistrimin e titujve (aksioneve) në shoqërinë "Qendra e Regjistrimit të Aksioneve" sh.a. Tiranë, rrjedh nga pika 5 e nenit 119 të ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008, "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare".
3. Në rastet e njoftimit pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të transferimit të aksioneve, shoqëria aksionare do të njoftojë edhe listën e plotë të aksionarëve të regjistruar më parë në shoqërinë "Qendra e Regjistrimit të Aksioneve" sh.a. Tiranë. Shoqëria, së bashku me bilancin vjetor kontabël dhe raportin e auditimit, njofton listën e plotë të aksionarëve të regjistruar me të dhënat e tyre, të identifikimit për aksionet nominative, si dhe numrin e përgjithshëm të të gjithë aksionarëve të saj nga shoqëria "Qendra e Regjistrimit të Aksioneve" sh.a. Tiranë.
4. Ngarkohet për zbatimin e këtij udhëzimi Qendra Kombëtare e Regjistrimit, shoqëria "Qendra e Regjistrimit të Aksioneve" sh.a. Tiranë dhe shoqëritë aksionare të regjistruar në regjistrin tregtar.
5. Urdhri nr. 68, datë 8.2.2012, "Për revokimin e udhëzimit nr. 622, datë 7.9.2011, "Për regjistrimin e titujve në Qendrën e Regjistrimit të Aksioneve", shfuqizohet.
6. Ky udhëzim dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.

QRA, 2013